Manchester United janë futur në garë për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.
Lewandowski ka kontratë me bavarezët deri vitin e ardhshëm, por do të largohet këtë verë.
Ylli polak edhe publikisht ka deklaruar se koha e tij në ‘Allianz Arena’ ka përfunduar.
Por, është presidenti i Bayernit, Herbert Hainer që po këmbëngul që sulmuesi të përmbushë kontratën e tij me klubin gjerman.
Diçka e tillë nuk pritet të ndodhë, pasi Lewa duket i bindur që të largohet përfundimisht nga Bayern Munich.
Barcelona janë favorit për transferimin e tij, por së fundmi sipas ‘Goal’ garës për polakun është futur edhe Man United, përcjell lajmi.net.
‘Djajtë e Kuq’ janë duke kërkuar lojtarë në pothuajse të gjitha repartet, pasi që nën drejtimin e Erik ten Hag janë larguar shumë prej tyre.
Mbetet të shihet se ku do të jetë e ardhmja e Robert Lewandowskit. /arbresh.info/
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje