Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për Gjermaninë dhe unë jam i përkushtuar për anëtarësimin e tij në Bashkimin Evropian. Gjermania është serioze për integrimin evropian të vendeve të rajonit, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë për Maqedoninë e Veriut.
BE-ja i ka premtuar Maqedonisë së Veriut, ndërsa ajo i ka përmbushur të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim, tha kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski në Qeverinë në Shkup.
Kancelari gjerman theksoi se është i kënaqur me forcën politike që, siç tha ai, bëri të mundur arritjen e marrëveshjes me Greqinë. Prandaj, edhe pjesa tjetër e detyrës duhet të ketë sukses dhe kjo është diçka për të cilën kanë punuar shumë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe Qeveria. Tani, theksoi Scholz, ne duhet të bëjmë çdo përpjekje.
Maqedonia e Veriut, sipas tij, i ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe theksoi se ai personalisht do të përpiqet për hapin e ardhshëm.
Negociatat për anëtarësim duhet të fillojnë dhe unë do të avokoj për këtë. “Unë inkurajoj Maqedoninë e Veriut që të vazhdojë angazhimin e saj në rrugën e reformave”, tha Scholz.
Marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve, siç vlerësoi ai, janë jo vetëm politike, por edhe ekonomike, të larmishme dhe të ngushta. Kjo, është një arsye plus pse Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.
Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është vizita e dytë e kancelarit gjerman, e cila, sipas tij, dëshmon për marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira ndërmjet dy vendeve./alsat.mk/
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...