Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Agjencia Kundër Korrupsionit kanë ndarë sot çmimet për storiet më të mira hulumtuese në TV, radio, shtyp dhe online kundër korrupsionit, transmeton arbresh.info.
Çmimin për storien më të mirë hulumtuese kundër korrupsionit në TV e fitoi emisioni “Drejtësia në Kosovë, me gazetarin Kreshnik Gashi.
Çmimin për kategorinë e shtypur e fituan Vehbi Kajtazi dhe Saranda Rama nga gazeta ”Koha Ditore”.
Nga kategoria e medieve online, çmimin e fitoi Besnik Boletini dhe fitues nga kategoria Arsim dhe Korrupsion ishte Mehdi Mulaj.
Në një fjalë rasti kryetari i Bordit të AGK-së, Zekirja Shabani uroj fituesit për çmimet dhe shtoi se këtë vit konkurrenca ka qenë e madhe sepse ka pas edhe aplikues të huaj.
E Hasan Preteni nga AKK dërgoi një mesazh tek gazetaret duke ju thënë që të jenë këmbëngulës në shkrimet e tyre dhe te mos ndalen derisa të personat në fjalë të tërhiqen nga pozita e tyre.
Ndërsa Patick Etienne, shef i zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë tha se shumë njerëz që dëshirojnë të investojnë në Kosovë por nuk e bëjnë një gjë të tillë për shkak të korruptonit. /Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...