Historiani dhe opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka thënë se 10 qershori është dita më e shenjtë në historinë e Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka listuar tri festa të rëndësishme, siç janë: Lidhja e Prizrenit, Rezoluta 1244, dhe dita kur presidenti George W.Bush ka shpallur në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur.
Sipas tij, ‘kurdo që në Kosovë të vie në pushtet një qeveri e hajrit’, 10 qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës, në vend të 17 shkurtit.
Postimit i Spahiut:
Sot është 10 Qershori dita më e shenjtë në historinë e Kosovës. Festë e trefishtë.
-Lidhja e Prizrenit (1878).
-Rezoluta 1244 (çlirimi i Kosovës, 1999),
-Presidenti G.W. Bush shpallë në Tiranë se Kosova do të jetë e pavarur(2007).
Kurdo që në Kosovë të vjen në pushtet në qeveri e hairit, 10 Qershorin do ta zyrtarizojë si ditë kombëtare të Kosovës në vend të 17 Shkurtit./arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën