Edon Zhegrova do të jetë mungesa tjetër në ndeshjen e sotme ndaj Irlandës Veriore.
Kosova e zhvillon ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, por do të përballet me një mori mungesash, shkruan arbresh.info
Edon Zhegrova e konfirmoi vet përmes një postimi në Instagram se nuk do të jetë në gjendje të luajë sot e as në ndeshjen e radhës.
“Kam pësuar një lëndim të lehtë dhe nuk do të jem në gjendje të luaj në dy ndeshjet e radhës. Ndjehem keq për këtë, isha i emocionuar për këto ndeshje, por ky është futbolli. I uroj fitore bashkëlojtarëve në këto dy ndeshje dhe shihemi herën tjetër. Dua të falënderoj të gjithë përkrahësit për mbështetjen e madhe”, shkroi Zhegrova në profilin e tij në Instagram./arbresh.info

Naim Murseli rrëfen në gjykatë: I thashë Liridonës në suedis...
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...