Pesë raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 233 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar shtatë qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 52.
Në 24 orët e fundit MSh njofton se janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /arbresh.info/

Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...
GO+ Peja mposhtet thellë nga Iraklisi në ENBL
BE-ja synon kufizime të reja ndaj eksportit të teknologjive ...
Flick konfirmon largimin e Ter Stegenit te Girona: Vendimi i...
Hargreaves: Rinumërimi bart rreziqe për afatet, e rëndësishm...
Trump nuk i ndal lëvdatat për veten: Po të mos isha bërë pre...