Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe ish- deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha sot ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës.
Ai është arrestuar në Prizren, pasi derisa pjesëtarët policor i shqiptuan gjobën për kundërvajtje, ai e kishte grisur atë dhe kishte nisur të ofendonte pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Madje, Berisha ka shkuar aq larg sa ka tentuar t’i sulmojë pjesëtarët e policisë, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi konfirmoi arrestimin e Berishës, duke shtuar se është arrestuar nën dyshimin se ka sharë, fyer dhe sulmuar zyrtarët policore, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
“Policia personit në fjalë ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvjatje në trafik. Pas shqiptimit ai e ka grisur gjobën edhe ka filluar t’i shajë zyrtarët policorë e më pas edhe i ka sulmuar fizikisht. Ai është shoqëruar në stacionin policor, ku po intervistohet. Në vazhdim do ta shohim se çka do të vendos prokurori i shtetit”, tha Gashi./arbresh.info/
LEXO EDHE
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...