Ish-zëvendësministër i Punëve të Brendshme dhe ish- deputet i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është arrestuar sot në Prizren.
Berisha sipas, zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi është arrestuar nën dyshimin se ka sharë, fyer dhe sulmuar zyrtarët policore, të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.
“Është dërguar në stacion për intervistim, pasi dyshohet se ka penguar, ofenduar dhe ka sulmuar zyrtarët policorë, derisa ishin duke e gjobitur për kundërvajtje”, ka deklaruar Gashi.
Berisha tashmë është dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku me urdhër të Prokurorit po intervistohet./arbresh.info/
Hill: Shkova në Hagë për të dëshmuar – Thaçi nuk është i për...
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...
Rritet çmimi i arit dhe naftës