Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u përfshi në një debat me një gazetar ukrainas, gjatë konferencës së përbashkët për mediat me homologun turk, Mevlut Cavusoglu, sipas CNN.
“Përveç grurit, çfarë tjetër ka arritur të shesë Rusia nga ato që i ka vjedhur Ukrainës?”, e pyeti gazetari i Televizionit Publik të Ukrainës, Muslim Umerov.
“Ju ukrainasit jeni gjithmonë shumë të shqetësuar me atë që mund të vidhni dhe besoni se të gjithë mendojnë si ju! Do të të përgjigjem! Po zbatojmë synimet që kemi shpallur publikisht: zhdukjen nga Ukraina lindore të shtypjes dhe regjimit neonazist. Këtë po bëjmë. Sa për grurin, e kemi shpjeguar se gruri mund të transportohet i sigurt. Rusia nuk po vendos pengesa”, tha Lavrov.
Ai vuri gjithashtu në dyshim faktin se Presidenti i Ukrainës është në drejtim të vendit të tij.
“Kjo kërkon që Zelensky të japë urdhrin, që të lejojë anijet e huaja dhe ukrainase që të futen në Detin e Zi”, përfundoi Lavrov./abcnews/
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A