Aktori Fatmir Spahiu, i njohur me nofkën “Bufi” ka ironizuar me rritjen e çmimeve të produkteve në Kosovë.
Ai në një postim në Facebook ka propozuar që kartmonedha e 5 eurove të largohet nga përdorimi, pasi që sipas tij “sen s’po ryen punë ma”.
“Kartemonedhen e 5€ eshte mire me nxjerre komplet prej perdorimit. Sen s’po kryne pune ma”, ka shkruar “Bufi”
Kujtojmë që dje çmimi i naftës ka shënuar çmim rekord, pasi një litër naftë u shit 1.79 euro, ndërsa sot për 1.81 euro. Rritje të çmimeve kanë shënuar edhe produktet bazë për çdo familje — vaji, mielli e buka. /arbresh.info/

Dua Lipa publikon fotografi me albumin që BimBimma ia dërgoi...
Kurti u kërkon mobilizim mbështetësve në Obiliq: Votat s’na ...
Çfarë u ndodh veshkave kur jeni të dehidratuar?
U nominua nga Trump si ambasador në Shqipëri, Eric Wendt rap...
Kurti: Njohja nga SHBA e AKK-së, dëshmi e ngritjes së standa...
Trump sërish rithekson: Xi Jinping më premtoi se Kina nuk do...