Emigrantët nga Kosova e Shqipëria janë në mesin e vendeve me shumicë myslimane që marrin më së shumti “Green Cards-Kartelat e Gjelbra”, që janë si leje qëndrimi në SHBA.
Nga Shqipëria 20 mijë persona, nga Kosova 3 mijë persona kanë fituar të drejtën e vazhdimit të jetës së tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë viteve 2009-2013, raportojnë mediat amerikane.
Këto shifra e vendosin Shqipërinë dhe Kosovën në mesin e vendeve, shtetas të të cilëve kanë marrë rrugën drejt SHBA-ve, në ndjekje të një jete më të mirë.
Shtetet tjera të cilët janë në listën e vendeve, që marrin më së shumti leje qëndrime në SHBA janë Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe Egjipti.
Ndërkaq sipas një raporti, SHBA-të në total brenda viteve 2009-2013 kanë lëshuar rreth 680 mijë “Green Card”, duke ua hapur derën emigrantëve nga e mbarë bota.
SHBA-të pritet që të lëshojnë rreth 660 mijë leje qëndrime të tjera për vendet e banuar kryesisht me shumicë myslimane.
Zjarr në një apartament në Tiranë
Si ushqehen astronautët në hapësirë? NASA ndan pamje
Trump: Falënderimi i takon Allahut, e marta “ditë ferri” për...
Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për t...
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...