Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka lëshuar një Qarkore, me anë të së cilës kërkon nga kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës, që konform kompetencave dhe detyrimeve ligjore, të përmbushin detyrimeve ligjore, që dalin nga legjislacioni në fuqi në fushën e Mjedisit, në mënyrë që të ketë përmirësime të gjendjes mjedisore në çdo komunë.
Në letër theksohet se duke u bazuar edhe në kërkesat e vazhdueshme që dalin nga Raporti i Progresit dhe ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve, del si domosdoshmëri që të bëhet një bashkërenditje dhe koordinim i veprimeve në drejtim të Implementimit të Ligjeve në fuqi.
Përveç çështjeve që specifikohen në Ligjet bazike në sferën e Mjedisit, Agani në letrën e tij dërguar kryetarëve të komunave, kërkon që t’i jipet përparësi zbatimit të Udhëzimit Administrativ, për dhënien e Lejes Mjedisore Komunale, si dhe Udhëzimit Administrativ, për Ndëshkimet me Gjoba Mandatore.
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...