Hector Bellerin drejt transferimit te gjiganti italian?
Agjenti i Hector Bellerinit raportohet se po tenton që klientin e tij ta dërgojë te AS Roma.
Mbrojtësi spanjoll regjistroi një sezon të mirë si huazuar te Real Betisi nga Arsenali.
Ai regjistroi 23 paraqitje në La Liga, teksa ndihmoi skuadrën që të kualifikohet për në Ligën e Evropës dhe që të triumfojë në Kupën e Mbretit, transmeton Gazeta Express.
Real Betisi thuhet se e dëshiron nënshkrimin me Bellerinin, por vetëm si lojtar të lirë. Klubi spanjoll ka kërkuar nga Arsenali që të shkëput kontratën me të. Megjithatë, klubi nga Londra thuhet se e ka refuzuar këtë kërkesë
Bellerin me “Topçinjtë” ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.
Sipas “Calcomercato”, agjenti është duke bërë “presion” mbi Bellerinin që ai të transferohet te Roma. Arsenali thuhet se do të pranonte një ofertë prej 18 milionë eurove.
Mediumi italian gjithashtu ka raportuar se edhe klubi i Romës është i interesuar për të nënshkruar me një mbrojtësi të krahut të djathtë. /Gazeta Express/
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi
Liverpooli merr tri pikë në “Giuseppe Meazza”, f...