Në Bratisllavë të Sllovakisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák, i cili po ashtu po merr pjesë në Forumin e Bratisllavës, GLOBSEC 2022.
Me Lajčák, kryeministri ishte edhe pjesë e panelit të diskutimit “Tani ose kurrë – Duke zhbllokuar të ardhmen evropiane për Ballkanin Perëndimor”, në të cilin foli për procesin e dialogun, parimet, vlerat dhe synimin e qartë të tij, e që është marrëveshja që në qendër ka njohjen reciproke.
Në takimin pas panelit të diskutimit, kryeministri Kurti dhe Përfaqësuesi Special i BE-së, Lajčák folën për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, rëndësinë komunikimit të rregullt dhe qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit./arbresh.info/
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...