Lajçak: Lufta në Ukrainë është fat për Ballkanin Perëndimor

14:59 | 3 Qershor 2022
Fitore Ajeti

Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, iu dha fjala të parit në panelin në Bratisllavë.

Ai tha se integrimi i Ballkanit perëndimor ka qenë në agjendë  të BE-së për një kohë të gjatë, por megjithatë, viteve të fundit konfirmoi se ky inetersim ka pësuar rënie.

Ai tha se ka qenë një konsensus  në BE se Ballkani perëndimor është mirë dhe se paraprakisht duhet rregulluar disa çështje brenda unionit.

“Prandaj edhe interesimi për integrim nga vetë vendet e Ballkanit perëndimor ka rënë në pesë vitet e fundit”, tha Lajçak.

Lajçak tha se megjithatë, tani situata ka ndryshuar dhe lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, ka ndryshuar gjithçka.

“E gjithë ajo tragjedi në Ukrainë është lajm i mirë për Ballkanin perëndimor  sepse të gjithë e kuptojnë se integrimi nuk ka të bëjë me çështje teknike, pasi rajoni  duhet të bëhet pjesë e BE-së”, tha Lajçak.

“Çka  dua të kërkoj nga partnerët në Ballkan është të na ndihmojnë që edhe t’i ndihmojmë është integrimi”./rtk/