Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi sot u prit në takim nga Ministri i Administratës Publike të Republikës së Estonisë, Jaak Aab me të cilin ka biseduar për fushat e bashkëpunimit në nivelin lokal, transformimit digjital të komunave, rrugës së Kosovës për tu bërë pjesë e Partneritetit për Qeverisje të Hapur – OGP si dhe për kërkesën e dorëzuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës nga ana e Republikës së Kosovës.
Ministri Estonezë e konfirmoj gatishmërinë e shtetit të tij për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj të transformimit digjital duke ofruar përvojat e tyre në reformën e nivelit lokal, qeverisjes digjitale, financat lokale, etj.
Të dy Ministrat u pajtuan që ky bashkëpunim do të formalizohet duke pas parasysh gatishmërinë dhe mundësinë konkrete të bashkërendimit të veprimeve që edhe Kosova të përfitoj nga kjo përvojë digjitale e qeverisjes së mirë, reformimit të pushtetit lokal për të mirën e qytetarëve, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies dhe të ofrimit të shërbimeve në kohë reale për qytetarët./arbresh.info/
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria