Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se qeveria të cilin ai e udhëheq është pran arritjes së një marrëveshjeje për faturimin e energjisë në veri të vendit, çdo cent i dhënë për rrymën në veri do të regjistrohet si borxh.
“Ne e kemi trashëguar një gjendje të rëndë nga qeveritë e kaluara ku s’ka pasur faturim të energjisë në veri. Faturimi dhe çdo cent i dhënë për veri do të regjistrohet si borxh.
“Por jemi duke e shpëtuar situatën ku në njërën anë është aspekti humanitar që ne nuk dëshirojmë që një rajon të tërë ta shkëpusim nga rrjeti energjetik dhe së dyti nuk dëshirojmë të krijojmë pretekste që rrjeti energjetik i fqinjit tonë verior që s’na njeh, e s’i pranon krimet në Kosovë, të zgjerohet në Kosovë në emër të humanitetit të tyre”, është shprehur Kurti në konferencë për media. Nuk është vetëm Serbia qe s’na njeh, por as ne se njohim Serbinë.
Kurti, tha se marrëveshja për faturimin është e domosdoshme, por sipas tij, një gjë është e qartë se pafundësisht nuk mund të vazhdohet me subvencionimin e energjisë në atë pjesë të vendit./arbresh.info/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...