Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha se është arritur një marrëveshje për ndalimin e importit të naftës ruse në BE.
“Kjo mbulon menjëherë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës të Rusisë, duke reduktuar një burim të madh financimi për makinën e luftës ruse. Kjo krijon presion maksimal mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës,” tha Michel, transmeton portal arbresh.info
BE thuhet gjithashtu se ka rënë dakord për një marrëveshje për të ndaluar 90 për qind të importeve të naftës të Rusisë në një bllok prej 27 vendesh deri në fund të vitit 2022.
Liderët e vendeve të BE-së anë dakord gjithashtu të përjashtojnë bankën më të madhe ruse, Sberbank, nga sistemi SWIFT dhe të ndalojnë tre televizione të tjera shtetërore ruse, si dhe të sanksionojnë ata që janë përgjegjës për krimet e luftës në Ukrainë, shtoi ai./arbresh.info/
This sanctions package includes other hard-hitting measures:
de-Swifting the largest Russian bank Sberbank,
banning 3 more Russian state-owned broadcasters,
and sanctioning individuals responsible for war crimes in #Ukraine#EUCO
— António Costa (@eucopresident) May 30, 2022
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...