Robert Lewandowski ka vendosur përfundimisht të largohet nga Bayern Munichu pas tetë viteve qëndrim në këtë klub.
Sulmuesi polak është futur në vitin e fundit të kontratës dhe dëshiron të ndërroj ambient gjatë afatit kalimtar veror.
33-vjeçari që po qëndron i grumbulluar me Kombëtaren e Polonisë ka deklaruar se epoka e tij te Bayerni ka përfunduar dhe nuk sheh asnjë mundësi për të luajtur aty.
“Epoka ime te Bayern ka mbaruar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj për këtë klub pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit”.
Sulmuesi polak e ka ndarë mendjen se nuk dëshiron të luaj më për Bayernin dhe ka thënë se largimi nga Allianz Arena është zgjidhja më e mirë për të gjithë.
“Bayern është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë se mundën. Nuk dua të luaj më aty”.
“Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Shpresoj të mos më pengojnë”, deklaroi Lewa.
Ylli polak u bashkua me bavarezët në korrik të vitit 2014 si transferim i lirë nga Borussia Dortmund, derisa interesim për të ka shprehur Barcelona, Chelsea, Manchester United e Atletico Madrid.
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...