Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) të martën do të nënshkruajnë marrëveshje të tregtisë së lirë, e para e këtij lloji me një vend arab, theksoi sot Ministria izraelite e Ekonomisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Marrëveshja do të nënshkruhet në Dubai me synimin për të nxitur tregtinë midis dy vendeve, tha ministria në një deklaratë.
Sipas marrëveshjes, taksat doganore midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe do të eliminohen në 96 për qind të produkteve, duke përfshirë ushqimin, bujqësinë, kozmetikën, pajisjet mjekësore dhe mjekësinë, thuhet në deklaratë.
Ministrja izraelite e Ekonomisë dhe Industrisë Orna Barbivai mbërriti në Dubai të dielën për të nënshkruar marrëveshjen, sipas ambasadorit izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe, Amir Hayek.
Në shtator të vitit 2020, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje të sponsorizuar nga SHBA për të normalizuar marrëdhëniet e tyre. Që atëherë, të dy vendet shkëmbyen vizita zyrtare nga zyrtarë të lartë dhe kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje dypalëshe në fusha të ndryshme, duke përfshirë investimet, shërbimet bankare dhe turizmin.
Tre shtete të tjera arabe, Bahreini, Maroku dhe Sudani, iu bashkuan Emirateve të Bashkuara Arabe në lëvizjen e diskutueshme që u bë e njohur si Marrëveshja e Abrahamit.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit