Në përfundim të mandati të saj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përshëndetës, Koordinatoren për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson.
Në emër të Qeverisë, kryeministri Kurti e falënderoi Richardson për përkushtimin e saj të jashtëzakonshëm për të mbështetur institucionet e Republikës së Kosovës.
“Faleminderit që jeni mike e vërtetë e popullit tonë”, tha kryeministri Kurti, teksa shprehu mirënjohje të veçantë për punën e saj dhe të UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit në ballafaqimin me pandeminë COVID-19.
Richardson theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe produktiv ndërmjet UNKT-së dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Kryeministri Kurti i uroi Richardson suksese në angazhimet e ardhshme./arbresh.info/
Spiropali uron Kurtin dhe Haxhiun: Mbështetje për Kosovën në...
Kamberi uron Kurtin: Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çës...
Intonohet himni i Republikës së Kosovës, Lista Serbe lëshon ...
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...