Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani fitojnë trofeun në Kampionatin e Kosovës në Beach Volley për seniorë te femrat – Fatlum Hajrizi e Erion Ramadani triumfojnë te meshkujt.
Kampionati i Kosovës në volejboll në rërë për vitin 2022 është mbyllur me ndeshjet finale të së dielës, derisa për dy ditë janë zhvilluar plot 30 duele interesante – 16 te meshkujt dhe 14 te femrat, të cilat zunë vend në “Holiday Resort”.
Në konkurrencën e femrave, dyshja Valmira Ramadani dhe Dhuratë Sylejmani triumfuan pasi mposhtën në finale dyshen me eksperiencë Xhudjena Kruti dhe Adelajda Prenga me rezultat 2-0 (21-18, 21-14) në sete.
Në përballjen për vendin e tretë, dyshja Rinesa Hasani/Loresa Avdyli mposhti çiftin Yllka Jashari/Melirona Avdullahu.
Në anën tjetër, në konkurrencën e meshkujve, dyshja Fatlum Hajrizi/Erion Bajrami siguroi titullin pasi në finale mposhti çiftin Art Terstena/Ermal Maliqi me rezultat 0-2 (13-21, 19-21) në sete.
Vendin e tretë e siguroi dyshja Adriatik Berisha/Armend Berisha pasi mposhtën rivalët Alfred Pllana/Valmir Demin me rezultat 0-2 (19-21, 19-21).
Medaljet dhe kupat për fituesit u ndanë nga krerët dhe anëtaret e bordit të FVK-së./arbresh.info/

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...