Shqiptari Shaip Kamberi nuk ka mundur të fitojë një mandat në Parlamentin e Serbisë, pas përsëritjes për herë të tretë të zgjedhjeve në zonën e Tërnocit.
Përmes një njoftimi për mediat Kamberi bën me dije se e ka humbur mandatin kësaj herë vetëm për 13 vota. Ai tregon se ka marrë 598 vota në përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa 6 i ka marrë SPS.
Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet. Por, një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëriten edhe një herë, të cilat u mbajtën sot/A2CNN/
Begaj: Me zemër në Prishtinë, forca Kosovë!
Gjesti në përkrahje të Kombëtarës: U nisëm Kosovë
Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte
Haradinaj, kombëtares së Kosovës: I gjithë kombi me ju sot, ...
Brukseli shpreh keqardhje për anulimin e samitit të Bërdo-Br...
Ministri hungarez reagoi pasi iu publikuar biseda me Lavrovi...