Eksportet e vajit të lulediellit, grurit apo misrit janë kyçe jo vetëm për ekonominë ukrainase, por edhe për vendet që investojnë para në blerjen e këtyre produkteve. Por, pushtimi rus ka reduktuar shumë kapacitetin bujqësor të vendit.
Në fakt, Ukraina, deri në vitin 2021, ka qenë lider në eksportet e vajit të lulediellit dhe një nga eksportuesit më të mëdhenj të produkteve si misri, elbi dhe gruri. Vitin e kaluar janë prodhuar 32 milionë tonë grurë, ndërsa për pjesën tjetër të produkteve janë arritur mbi 50 tonë. Që nga fillimi i konfliktit, mungesa e drithit ka shkaktuar një rritje të çmimeve të ushqimeve në mbarë botën.
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, foli për BBC për përdorimin e kësaj “arme të re” nga Kremlini: “Putini po përdor të korrat e Ukrainës për qëllime ushtarake dhe si një mjet shantazhi për pjesën tjetër të botës”.
Morawiecki u shpreh në të njëjtën kohë se Putin “është i interesuar për një luftë tregtare midis Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar”.
Në të njëjtën kohë, kryeministri polak e krahasoi situatën aktuale me atë që “bëri Stalini në vitin 1933”. Në atë vit, të korrat ushqimore u plaçkitën, duke shkaktuar vdekjen e miliona njerëzve në vitet ‘30. Sot, të korrat e Ukrainës janë një nga objektivat kryesore të trupave ruse. Sulmet e tyre kanë çuar në një bllokim, si në prodhim, ashtu edhe në eksporte drejt vendeve të tjera.
Kievi i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të krijojë “një korridor të sigurt” që lejon eksportet e grurit në vende të tjera dhe që, edhe sot e kësaj dite, vazhdon të jetë i bllokuar nga trupat ruse.
Për këtë ka folur edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, e cila përmendi një nga rreziqet që sjell pushtimi rus i eksporteve të drithit: “Rusia po përdor urinë dhe grurin për të ushtruar pushtetin. Bashkëpunimi global është ilaçi ndaj shantazhit rus”./A2CNN/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...