Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një adresim në debatin e Greek House.
Duke folur për marrëdhëniet gjithnjë e më të mira dhe intensifikimin e bashkëpunimit, kryeministri Kurti tha se edhe takimet ndërmjet politikanëve të Greqisë dhe atyre të Kosovës janë shpeshtuar kohën e fundit. Ndërkohë që eksportet e Kosovës për në Greqi janë rritur për 160 për qind.
Afërsia gjeografike me Greqinë, por edhe kostoja e ulët e shpenzimeve krahasuar me vendet e Bashkimit Evropian, e bën Kosovën vend atraktiv për investime të kompanive greke, tha kryeministri Kurti.
Ai tha se Republika e Kosovës shpreson që Greqia sa më shpejtë t’iu bashkohet 22 shteteve të Bashkimit Evropian që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, shprehu besimin se Greqia mund të bëhet lidere në përshpejtimin e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Teksa dënoi sulmin e paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse në Ukrainë, kryeministri Kurti foli për reagimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe ofrimin e ndihmës për Ukrainën, duke shprehur gatishmërinë për të pranuar 5000 refugjatë ukrainas dhe duke iu ofruar strehim dhe kushte pune 20 gazetarëve nga Ukraina./arbresh.info/
Prokurorja West për ish-krerët: Të akuzuarit kanë kryer krim...
Prokuroria e Hagës kërkon nga 45 vjet burgim për çlirimtarët
Rama sot në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit Evropian
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag, Hamza: Kosova beso...
Nis faza përfundimtare e gjykimit në Hag
Osmani uron António José Seguro-n për zgjedhjen si President...