Arrestohet një polic i Kosovës, dëmtoi provat e aksionit për shkatërrimin e laboratorit të drogës

21:23 | 24 Maj 2022
A Z

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka njoftuar se është arrestuar një polic për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit.

Polici i arrestuar është nga Njësia e Reagimit të Shpejtë-Veri, i cili është dërguar edhe në mbajtje.

Postimi i plotë:

Për shkak të dëmtimit të provave nga aksioni i djeshëm për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Izvor të Zveçanit, nga Inspektoriati Policor i Kosovës arrestohet një zyrtar policor nga Njësia e Reagimit të Shpejtë -Veri dhe dërgohet në mbajtje.
Zero tolerancë ndaj krimit, posaqërisht atij brenda rradhëve të policisë!
Për polici të pastër në shërbim të ligjit e qytetarëve!
Për polic të ndershëm e profesional!/arbresh.info/