
KYIV, UKRAINE - MARCH 12: President of Ukraine, Volodymyr Zelenskyy holds a press conference in Kyiv, Ukraine on March 12, 2022. (Photo by Emin Sansar/Anadolu Agency via Getty Images) Ukrainian President Volodymyr Zelensky holds a press conference in Kyiv, Ukraine on March 12. (Emin Sansar/Anadolu Agency/Getty Images)
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se është i gatshëm për shkëmbim të burgosurve me Rusinë – madje thotë se një gjë të tillë mund ta fillojnë nga sot.
Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, Zelensky tha se shkëmbimi i njerëzve është çështje humanitare dhe një vendim politik varet nga mbështetja e shumë shteteve, transmeton Telegrafi.
Ai theksoi se disa mijëra njerëz tani janë të zënë rob, pasi Rusia ka marrë nën kontroll qytetin port në jug të vendit – Mariupolin.
“Nuk kemi nevojë për ushtarët rusë, thjesht na duhen tonët. Jemi të gatshëm për shkëmbim duke filluar nga sot”, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky i bëri thirrje aleatëve që t’i bëjnë presion Moskës ,duke theksuar se “është e rëndësishme të ketë presion politike në çdo instancë, përmes bizneseve të fuqishme, mbylljes së tyre, embargos së naftës dhe përmes këtyre kërcënimeve në mënyrë të vazhdueshme të bëhet thirrje për shkëmbim ushtarësh”. /Telegrafi/arbresh.info/
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...
Man City me gjest të jashtëzakonshëm për tifozët, pas humbje...
Trump bën deklaratën më të qartë deri më tani – përjas...
Zjarr në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë, digjet një bojl...
Ardit Tahiri prezantohet tek Kolos Kovalinka