Sot gjatë ditës do të mblidhen gjashtë komisione parlamentare.
Pesë prej tyre do të mblidhen nga ora 10:00, shkruan arbresh.info.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
10:00 – Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut.
10:00 – Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Projektligjin për Inspektoratin Sanitar dhe atë për Inspektoratin Shëndetësor. (Kuvendi i Kosovës, N303)
10:00 – Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje. Prezantohet tema “Sistemi i Arsimit Parauniversitar në Kosovë”, nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ-it. (Kuvendi i Kosovës, N204)
10:00 – Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, N506)
10:00 – Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja dhe atë për Akcizën në Produktet e Duhanit. (Kuvendi i Kosovës, N302)
11:00 – Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)./arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...