Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka përfunduar më 23.05.2022 mbledhjen e 99-të, e cila kishte filluar 13.05.2022, në të cilën janë shqyrtuar dhe është vendosur për raportet e ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit në nivel institucional dhe të disa programeve akademike.
Me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve, KShC ka shqyrtuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e institucioneve të arsimit të lartë.
Në mbledhjen e sotme KShC ka vendosur që standardi i “stafit akademik” dhe ai i “infrastrukturës” të jetë obligativ për tu akredituar një institucion i arsimit të lartë ose një program akademik, duke filluar nga 1 tetori 2022.
Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur që të organizojë një mbledhje të veçantë ku do të diskutohen të gjitha propozimet e marra nga diskutimi publik për dokumentin “ERASMUS Subject Area Codes”.
Këshilli ka diskutuar edhe për avancimin e metodologjisë për thirrjen për ekspertë ndërkombëtarë të akreditimit. /arbresh.info/
Moti për ditën e nesërme
Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike...
Manxhuka reagon pasi deputeti Behrami tha se Kurti “vozitet”...
Tri javë deri te afati kushtetues për presidentin, ende pa m...
Haxhiu përkujton masakrën e Polacit dhe betejën në Abri të E...
SHBA: Ngushtica e Hormuzit është shumë rëndësishme, nuk mund...