Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror (ËEF).
Në këtë mbledhje ndërkombëtare të liderëve politik dhe industrial nuk do të jenë të pranishëm asnjë zyratë ruse apo kompani ruse, shkruan BBC.
Por një delegacion ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, kanë udhëtuar drejt Zvicrës.
“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: Mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën,” u tha gazetarëve deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze, në prag të samitit.
Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual u zhvillua vitin e kaluar, me presidentin rus Vladimir Putin mes folësve./arbresh.info/
Vetëm 1 votë për Musliun në Partesh
Real Madridi synon përforcime për verën
Dikur më e votuara në Kosovë, Albin Kurti lë shumë mbrapa me...
Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, S...
Prishtina nis fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor më 15 ...
Një i arrestuar për rastin e Eglant Koçit