Opozita ka nisur protestën e paralajmëruar të saj kundër qeverisë, me protestues të shumtë që fillimisht janë mbledhur tek sheshi Skëndërbej e më pas para selisë së Kryeministrisë.
Përmes parullave e pankartave ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisjes aktuale, që sipas tyre po i shtyp me politikat e saj.
Të pranishëm në këtë manifestim janë kryetari i PD, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë disa nga protestuesit kanë nisur të godasin me vezë Kryeministrinë, ndërsa thërrasin “Azem, Azem, ti je gjallë” dhe “Poshtë Edi Rama”.
News24 raporton se po gjuhet edhe me shishe drejt Kryeministrisë.
Në podium kanë nisur fjalimet.
Mes shumë pankartave kundër qeverisë, protestuesit e pozitës kanë sjellë para kryeministrisë edhe një dordolec të kryeministrit Rama.
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...