Të paktën 25 nxënës janë pranuar në Spitalin e Mitrovicës me dyshimin se janë helmuar. Ndërkohë, edhe dhjetëra të tjerë janë duke u dërguar aty.
Bëhet fjalë për dy autobusë me nxënës që nga komuna e Prishtinës kanë shkuar në ekskursion në komunën e Mitrovicës.
Dyshohet se janë helmuar në një restorant në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar Drejtorin e QKMF-së, Fevzi Sulejmani, i cili edhe ka konfirmuar rastin dhe numrin në rritje të të helmuarve.
“Dy autobusë janë duke i dërguar në spital. Të paktën 25 prej tyre janë helmuar të tjerët do të kontrollohen”, tha ai për Klan Kosova.
“Nga sfida në sfidë”, Behgjet Pacolli ndan reagi...
Kurti: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtet, sepse pa dyshi...
“Faleminderit për shërbimin ndaj atdheut”, Ramush Haradinaj ...
Ndalohet për 48 orë i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçarit në ...
“Revolucioni imagjinar i flamingove”, Rama ironizon protesta...
46 aksidente trafiku për 24 orë në Kosovë