Komisioni i garave pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut ka shqiptuar dënim për skuadrën e Shkëndijës për incidentet e ndodhura në derbin me Shkupin të luajtur me 8 maj në stadiumin e qytetit të Tetovës në kuadër të xhiros së 32 në elitën e futbollit vendor.
Skuadra kuqezi suspendohet të luajë 4 ndeshje jashtë Tetovës, plus 5 mijë euro gjobë.
Ky dënim vjen si pasojë e organizimit jo të mirë nga radhët e skuadrës nikoqire, ku gjatë ndeshjes kishte ndërprerje të shumta për shkak incidenteve të ndodhura në fushë dhe jasht saj, ndërsa mes tjerash u godit edhe një arbitër anësor nga ana e publikut.
Në këtë situatë, Shkëndija në sezonin e ri, në katër ndeshjet e para si vendase, do ti luajë 100 kilometra jashtë qytetit të Tetovës.
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...