Aplikimi për anëtarësimin në NATO i Suedisë dhe Finlandës nuk është pritur mirë nga Rusia, e cila përveç kërcënimeve gjatë ditëve të fundit tashmë ka paralajmëruar se do të krijojë baza të reja ushtarake pranë kufijve të saj, shkruan BBC.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i mbrojtjes së Kremlinit, i cili tha se kjo ishte kundërpërgjigjia ndaj zgjerimit në lindje të NATO-s.
“Rusia do të krijojë baza të reja ushtarake në perëndim të vendit për të kundërshtuar forcimin e NATO-s pranë kufijve të saj”, tha Sergei Shoigu.
Rikujtojmë se Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht aplikimin për t’u bashkuar me NATO-n, një aleancë ushtarake e 30 vendeve perëndimore./abcnews.al/
Një nxënës 15 vjeçar dorëzon në polici paratë e gjetura
Nesër Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Themelimi i Gardës për Mbrojtjen e Natyrës, Pacolli: Një nga...
SHBA përdorin sistemin ukrainas kundër dronëve
Emërimi i anëtarit të fundit në KQZ, Haxhiu ende pa vendim
“Ndjesë se nuk jam veshur aq zyrtar sa ti”, batuta mes Ramës...