Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të vizitojë sot Tiranën. Ai prej ditësh ndodhet në Ballkan në kuadër të një turi ku në fokus janë proceset integruese të vendeve që kërkojnë anëtarësimin në BE.
Ai sot në orën 10:15 do të pritet me një ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe më pas në 11:15 të dy do të dalin në një konference për mediat në kryeministri.
Kreu i qeverisë shqiptare vijon të këmbëngulë se nëse nuk ka një vendim pozitiv për negociatat deri në qershor, Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE./abcnews.al/
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot, shqyrtohet agjenda e seancë...
Çmimet e naftës rriten pasi Trump thotë se një anije iranian...
Kurti dhe Abdixhiku takohen sot sërish për çështjen e presid...
Kurti sot me mëngjes i mbledh ministrat
Moti sot me diell, IHMK paralajmëron reshje shiu pasdite
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...