Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka shkruar me qëllim të tërheqjes së investimeve amerikane dhe siguri më të madhe për Kosovësn, sidomos nga Amerika.
Kurti pohon se në takim me Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan, nga i cili është pritur në Shtëpinë e Bardhë, janë diskutuar këto çështje, shkruan arbresh.info.
“Në shtëpinë e Bardhë unë u prita nga Jake Sullivan, i cili është njeriu kryesor i sigurisë kombëtare dhe për këtë qëllim unë kam ardh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA). Investime nga Amerika në Kosovë dhe siguri për Kosovën, sidomos nga Amerika”.
I pari i qeverisë, po ashtu bëri të ditur 48 baza operative, ushtarake të xhandarmërisë serbe që janë ofensivë, të largohen prej kufirit Kosovë-Serbi.
“Me këtë rast unë kam treguar lidhjet e fuqishme që ka Serbia me Rusinë, pastaj në të gjitha takimet, me afro 20 kongresistë e senatorë, kam kërkuar që të mbyllet qendra humanitare ruse në Nishë, pastaj të hiqet zyra e Rusisë brenda Ministrisë së Mbrojtjes në Beograd dhe gjithashtu një zonë rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë, ku ndodhen 48 baza operative, ushtarake të xhandarmërisë që janë ofensivë, të largohen prej aty”, tha Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës.
Sipas Kurtit, për sigurinë e Kosovës është e nevojshme të bëhet demilitarizimi të një brezi rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë.
Të gjitha këto gjëra unë i kam diskutuar dhe mund të them se lidhja jonë me SHBA-të është tejet e fuqishme, është e pathyeshme dhe është e tillë që na e bënë SHBA-në parter, aleatë dhe miq të përhershëm./arbresh. Info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...