Policia Rrugore ka kapur katër shoferë furgoni që transportonin nxenës shkolles, të cilët ishin të dehur në timon. Pas analizave të kryera në moment ka rezultuar se ata kishin konsumuar pije alkoolike tej normave të lejuara. Njëri prej shoferëve është dënuar me 55 000 lekë gjobë pasi lëvizte edhe pa Leje Qarkullimi të automjetit, ndërkohë që të tjerët janë gjobitur me shuma nga 11 000 deri në 22 000 lekë.
Njofton policia:
Duke vlerësuar faktin që shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, gjatë kësaj periudhe, organizojnë ekskursione brenda dhe jashtë qytetit, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme, në orare dhe vende të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e këtyre drejtuesve të mjeteve, të cilët kryejnë shkelje agresive në rrugë, gjatë transportit të nxënësve.
Në këtë kuadër, gjatë ditës së djeshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe për t’u siguruar nxënësve, një transport sa më të sigurtë, i janë nënshtruar testit të alkoolit, 23 drejtues të mjeteve të ndryshme që transportojnë nxënësit nëpër shkolla apo për ekskursione, brenda dhe jashtë qytetit. /abcnews.al/
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...
“Drejtësi, jo politikë” më 17 Shkurt: Gjithçka ë...
Yjet e Barcelonës revoltohen ndaj Flickut pas debaklit të pë...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj – një pa leje, një tjetër...
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...