Një tjetër zë pro-Kremlinit ka pranuar se ka “vështirësi” në pushtimin e Ukrainës, të cilën Rusia e quan “operacion special ushtarak”.
Por Rashid Nurgaliyev, një zëvendëssekretar i Këshillit të Sigurimit të presidentit rus, Vladimir Putin, këmbënguli se Rusia do të arrin objektivat e saja – duke përfshirë “denazifikimin e Ukrainës”.
Këshilli i Sigurimit i Rusisë po mban sot një takim me afro 100 ambasadorë të huaj për të diskutuar kërcënimet që vijnë nga “laboratorët e mbyllur” dhe “neo-nazizmi”, raporton BBC.
Nurgaliyev u tha ambasadorëve të mbledhur se “Me gjithë vështirësitë ekzistuese, operacioni ushtarak special do të përfundojë – ndërsa objektivat e tij, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës, [dhe] mbrojtjen e Republikës Popullore të Donetskut dhe Republika Popullore e Luhanskut do të zbatohet plotësisht”.
Redaktori i BBC-së në Rusi, Steve Rosenberg ka sugjeruar se Kremlini mund të jetë duke përgatitur publikun rus për lajme negative mbi përparimin e pushtimit.
Kurti në Vushtrri: Mandati i ardhshëm do të jetë mandati i h...
Selin sjell “selfien” më të bukur me Gimbon
Egnatia shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit me ...
“Betejat janë për t’u luftuar, por lufta është për t’u...
Trump thotë se marrëveshja me Iranin është “në prag” pavarës...
Dënohet me 500 euro gjobë pasi voziti 180km/h në rrugët e kr...