Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se BE-ja do të miratojë rreth 300 miliardë euro për të ndihmuar Europën të shkëputet nga energjia ruse, shkruan BBC.
“Investimet gjithashtu do të përfshijnë 10 miliardë euro për infrastrukturën e gazit, 2 miliardë euro për naftën dhe pjesa tjetër për energjinë e pastër”, ka deklaruar von der Leyen.
Gjithashtu ajo shtoi se Komisioni po propozon rritjen e objektivit të tij për energjinë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030 nga 40% në 45%.
Rikujtojmë se Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi ditën e sotme miratimin ndihmën e re makro-financiare për Ukrainën deri në 9 miliardë euro.
“Ne do të vazhdojmë të jemi pranë Ukrainës gjatë gjithë kësaj lufte dhe kur ata do të rindërtojnë vendin e tyre,” tha ajo.
“Sigurisht që ne duhet të mendojmë për të nesërmen dhe përpjekjet për rindërimtin e vendit, tha von der Leyn, duke shtuar se BE ka “një interes strategjik për të udhëhequr përpjekjet për rindërtimin e vendit.”
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic