
Leading TV writer Kay Mellor wears her OBE at Buckingham Palace following the investiture ceremony.
Aktorja, skenaristja dhe regjisorja Kay Mellor ka ndërruar jetë. Regjisorja e njohur ishte 71-vjeç.
Lajmi i hidhur u dha nga një zëdhënës i kompanisë së saj të prodhimit televiziv, Rollem Productions.
Raportohet se skenaristja Mellor humbi jetën të dielën.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme dhe të papritur të mikeshës, mentores dhe koleges sonë të dashur Kay Mellor të dielën, 15 maj 2022. Ne kemi humbur një talent fenomenal. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë.”
Aktori dhe moderatori James Corden ka reaguar pas këtij lajmi të hidhur. Ai pranon se falë Mellor, jeta tij ndryshoi tërësisht.
“Kay Mellor fatkeqësisht ndërroi jetë. Ajo ishte personi më bujar, i sjellshëm dhe i dashur. Një shkrimtare jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ndryshoi jetën time kur më mori pjesë në Fat Friends në ITV. Ajo pa diçka tek unë që askush nuk e kishte parë. Ajo u dha shumë njerëzve shanset e tyre të para. Kam kujtimet më të bukura kur isha në xhirime me të. Ajo do t’i mungojë shumë njerëzve. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë”- shkroi ndër të tjera James Corden./Iconstyle.al
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...