Aktorja, Amber Heard, është kthyer në tribunë për të dëshmuar kundër ish-bashkëshortit të saj Johnny Depp, ndërsa gjyqi i bujshëm ka filluar sot.
Heard e trajtoi incidentin në shkurt të 2016-ës, ku Depp pretendon se kreu jashtëqitje në shtratin e tyre në apartamentin e tyre nën çati në Los Angeles pas një debati një natë para ditëlindjes së saj, transmeton portal arbresh.info
Shoferi i Depp-it Starling Jenkins i tha më parë gjykatës se Heard i tha atij se ishte një “shaka e tmerrshme dhe e gabuar”.
Heard tha se Boo dhe qeni i tyre tjetër, Pistol, flinin në shtratin e tyre dhe se jashtëqitja ishte e qenit.
Heard shtoi se nuk kishte kuptim të bëhej diçka e tillë sepse sa herë që ajo dhe Depp debatonin, ai do të qëndronte në shtëpinë e tij në një pjesë tjetër të Los Anxhelosit, që do të thotë se nuk do ta gjente as jashtëqitjen.
Pas një jave pushim, gjyqi mes dy aktorëve ka filluar.
Në mediat sociale, tifozët e Johnny Depp e akuzojnë Amber Heard për shpifje dhe gënjeshtra gjatë dëshmisë së saj./arbresh.info/
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...
Pse vitamina D ndonjëherë nuk vepron? Ndoshta po e merrni në...
A mund të mbahen larg rrjeteve sociale? Australia po e bën, ...
Si ndikon muzika e preferuar në trurin tonë: Efekti i nostal...
Elezi: 15 subjekte dorëzojnë listat me 541 kandidatë për dep...