Në fund të qëndrimit të tij në Chicago të Illinois, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar dhe nga ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, pati një takim të përzemërt me bashkatdhetarët tanë atje.
“Ai i falënderoi për pritje dhe për kontributin e tyre për Kosovën, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar. Sa herë që takohet me bashkatdhetarë e kupton se një pjesë vitale e popullit tonë ndodhet jashtë vendit, u shpreh kryeministri para tyre. Pavarësisht kësaj, ai tha se ata janë brenda kombit, andaj kanë meritat dhe të drejtat e tyre, por në të njëjtën kohë përgjegjësinë tonë për t’u ndihmuar në forcimin e pozicionit të tyre atje dhe në lehtësimin e kthimit në atdhe.”, thuhet në njoftimin për media.
Gjatë bisedës me ta, kryeministri Kurti shprehu synimin e Qeverisë që nëpërmjet nismës së Dialogut me Mërgatën të rrisë partneritetet me mërgatën dhe bashkëpunimin e tyre me institucionet e Kosovës në arsim, investime dhe inovacione./arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron