Bordi i Drejtorëve në Mitrovicë ka konstatuar se rregullorja për shfrytëzimin e automjeteve zyrtare po zbatohet sa i përket shpenzimit të derivateve, gjë që tregon edhe fakti se për 10 muaj janë shpenzuar mbi 1.500 litra derivate të naftës, më pak se në të njëjtën periodë të vitit të kaluar.
Megjithëkëtë, u tha se ka vend për kursim edhe më të madh dhe për shfrytëzim më të mirë të automjeteve nga ana e shërbyesve civilë.
Në këtë mbledhje të Bordit u diskutua për çështjen e ndërprerjes së rrymës në hapësirat e Qendrës së Kulturës, hyrja nga parku i qytetit, ku janë të vendosura një numër i madh i OJQ-ve, të cilave KEDS-i ka disa ditë që i ka ç’kyçur nga rrjeti.
Anëtarët e Bordit u pajtuan që të vazhdojnë bisedimet me drejtuesit e KEDS-it në Mitrovicë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, për çka komuna është e gatshme që të ndihmoj në tejkalimin e problemit.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...