“Kërcënimi i Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore rrezik për sigurinë globale”

Charles Michel, Belgium's prime minister and president-elect of the European Council, speaks during a news conference following a European Union (EU) leaders summit in Brussels, Belgium, on Tuesday, July 2, 2019. Christine Lagarde is set to swap the helm of the International Monetary Fund for that of the European Central Bank, becoming the first woman to run euro-area monetary policy just as the bloc’s economy looks in need of fresh stimulus. Photographer: Geert Vanden Wijngaert/Bloomberg

00:31 | 15 Maj 2022
Trina Galanxhi

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel e ka cilësuar si “rrezik për sigurinë globale” kërcënimin e Rusisë për përdorimin e armëve bërthamore në sulmet e saj në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Michel, në kuadër të kontakteve në Japoni si pjesë e vizitës së tij zyrtare, vizitoi qytetin Hiroshima në jugperëndim të vendit dhe bëri thirrje që “bota të shpëtojë nga armët e shkatërrimit në masë”.

Duke vizituar Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshima, Michel nënshkroi librin e vizitorëve dhe vuri në dukje se Hiroshima e bën atë të ndjejë një “vullnet intensiv për eliminimin e armëve bërthamore”.

Presidenti i Këshillit Evropian foli për sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe theksoi se kërcënimi i Moskës për përdorimin e armëve bërthamore është “rrezik për sigurinë globale, turpërues dhe i papranueshëm”.

“Kemi parime ndërkombëtare dhe organizata globale për çarmatimin dhe kontrollin e armëve bërthamore. Duhet t‘i mbrojmë dhe t‘i rinovojmë këto për të mbrojtur paqen dhe sigurinë”, tha Michel.

Gjatë vizitës së tij, Michel vendosi lule në memorialin simbolik dhe u takua me kryetarin e Bashkisë së Hiroshima-s, Matsui Kazumi dhe viktimat e bombës atomike që njihen si “Hibakusha”.