Një ushtar rus do të dalë sot në gjyq për vrasjen e dyshuar të një civili ukrainas të paarmatosur, rasti i parë i krimit të luftës që shkon në gjykatë që nga fillimi i pushtimit rus.
Vadim Shyshimarin akuzohet se ka qëlluar në kokë një 62-vjeçar përmes një dritareje të hapur makine në fshatin verilindor Chupakhivka.
Ai përballet me burgim të përjetshëm sipas dënimeve të përcaktuara në seksionin e kodit penal të Ukrainës që trajton ligjet dhe zakonet e luftës.
Avokati i tij, Victor Ovsyanikov, tha se çështja kundër tij është e fortë, por vendimi përfundimtar mbi atë se çfarë provash do të lejojë do të merret nga gjykata në Kiev, raporton AP news, transmeton arbresh.info.
Zyra e Prokurores së Përgjithshme të Ukrainës Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10 mijë e 700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë./arbresh.info/
Ndalohen tre persona për veprën penale ‘Lëndimi i leht...
Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e pa...
Ndalohet për 48 orë një person pas vdekjes së punëtorit në v...
Pamjet e 50-vjeçarit me armën lodër, intervistohet i dyshuar...
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja