SHBA- Finlanda dhe Suedia duket se nuk kanë ndërmend të ndalen për t’u anëtarësuar në NATO.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar mbështetje për anëtarësimin e tyre, pavarësisht kërcënimeve të Rusisë.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki në një konferencë për media deklaroi se SHBA mbështet çdo kërkesë nga Finlanda dhe Suedia për t’u bashkuar me NATO-n.
Të dyja shtetet janë në kufi me Rusinë, dhe deri para fillimit të luftës në Ukrainë, kanë mbajtur një qëndrim neutral sa i përket qasjes së Perëndimit.
Por lufta ngjalli frikë duke bërë që ato të shprehin hapur ambiciet për anëtarësimin në aleancë. Megjithatë Rusia ka kërcënuar se nëse kjo ndodh, atëherë do nisë luftën ashtu si në Ukrianë./noa/
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...
Kurti opozitës nga Gjakova: Bllokues, shtetin e shohin si pr...