Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daciq, ka komentuar aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, të cilin Ministrja Gërvalla e dërgoi të enjten, duke deklaruar se Kosova nuk po e përkrah asnjë marrëveshje të arritur.
Daciq, në një prononcim për gazetën serbe, “Novosti”, ka thënë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës, mirëpo nuk ka shans të anëtarësohet në organizata tjera, transmeton reporteri.net.
“Në Këshill kanë shumicën e nevojshme, por në organizatat tjera në nivel të Kombeve të Bashkuara nuk kanë asnjë shans”, ka thënë Daçiq për “Novosti”.
Ndryshe, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës, dhe gjasat për të bërë anëtare janë të mëdha, sidomos tani kur Rusia është përjashtuar nga kjo organizatë ndërkombëtare.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...