Homazhet për ish-boksierin, Xhevdet Peci, ish-basketbollisti, Ferit Zekolli i cilësoi si momentin më të vështirë të jetës së tij, pasi po përcillte njërin nga shokët e tij.
“Ky është momenti më i vështirë në jetën time, me hy në palestër dhe me dhënë homazhe për shokun tim më të mirë, qenka shumë e vështirë”, tha Zekolli.
Tutje ai shtoi se Peci ishte një nga sportistët më të mëdhenjë që ka pasur Kosova.
“Kur mendoj për të kalurën e Xhevdetit ndiej mburrje dhe krenari jo vetëm unë, por i mbarë populli shqiptar, sepse gjithmonë na ka bërë krenarë dhe është një nga sportistët më të mëdhenjë që ka pasë Kosova”, tha ai.
Xhevdet Peci ndërroi jetë të hënën në Shtetet e Bashkaura të Amerikës./Arbresh.info
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë