Opinionisti Ilir Ibrahimi, ka folur për temën e zgjerimit të akuzave ndaj ish-krerëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë
Sipas tij, Gjykata e Hagës me këtë veprim po e diskrediton veten.
Ibrahimi tha se nuk mund të arrish drejtësi duke i shkelur të drejtat e njeriut.
“Me këto veprime gjykata po duket disi me apo pa qëllim është duke e diskredituar vetvetën, sepse unë po pajtohem që ata iu përgjigjen atyre që i financojnë. Mirëpo, edhe ata që i financojnë, janë shtete që janë të etabluara dhe që kanë kushtetuta dhe infrastruktura që duhet t’i mbrojnë të drejtat e njeriut pikë së pari. Nuk mund të arrish drejtësi duke i shkelur të drejtat e njeriut”.
Ai theksoi se prokuroria mund të përdorë taktika që e vonojnë një gjykim.
“Padyshim që prokuroria mund të përdorë taktika të cilat e vonojnë një gjykim, mirëpo me këtë vonesë ka një shkelje kushtetuese të të drejtave të akuzuarve, sepse edhe kushtetuta jonë e parasheh të drejtën e të akuzuarve për një gjykim të shpejtë”.
“Nëse janë duke u ndermarrë këto veprime në kundërshtim me konventat ndërkombëtare, pra të cilat e shkelin themelet e të drejtave të njeriut. Siç e kemi parë, nuk duhe të kesh jurist i klasit të lartë për të parë se nuk ka shumë profesionalizëm në gjykatë. Kjo sepse kemi parë përgjigje të gjykatës, përgjigje të avokatëve argumentet e tyre. Shumë rrallë ndodh që gjithmonë të ketë të drejtë prokuroria dhe asnjëherë mbrojtja”.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit