Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të nis diskutimin nga ora 10:00 e mëngjesit rreth realizimit të planit të punës së Komisionit.
Ndërsa, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere që do të fillojë nga po e njëjta orë, do të shqyrtojë nëntë pikë.
Kurse, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim do të diskutojë gjashtë pika.
Më poshtë e keni rendin e plotë të pikave:
Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
R e n d i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 04.03.2022;
3. Diskutim rreth realizimit të Planit të punës së Komisionit;
4. Të ndryshme.
Vendi: N303
Koha: 10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mbajtura të Komisionit me datë 6 dhe 7 prill 2022;
3. Shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit me amendamente;
4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës;
5. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit për Projektligjin nr.08/L-033 për provimin e Jurisprudencës;
6. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit funksional për Ekonomi, Ndërmarrësi dhe Tregti për Projektligjin nr.08/L-074 për Turizmin;
7. Formimi i tri Grupeve Punuese për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Ligjeve;
8. Formimi i grupit punues për Shqyrtimin e Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore;
9. Të ndryshme.
Vendi: C203
Koha: 10:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës ,
2. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-027, për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
3. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-010, për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
4. Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
5. Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,
6. Të ndryshme.
Vendi: N302
Koha: 13:00 /arbresh.info/
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...
Byroja për Konfiskimin e Pasurisë, Kurti: Nuk mund të ketë r...